Rrjetet sociale sidomos kur bëhet fjalë për Instagram-in, i cili është më i përdoruri nga yjet e showbiz-it luajnë një rol shumë të madh edhe në ndryshimin e pamjes, kjo edhe për shkak të efekteve që ofron vetë ky aplikacion.

Këtë herë ndjekësit e Khloe Kardashian kanë vënë re diçka shumë të çuditshme tek ajo. Të shumtë janë ata që kanë dyshuar se fotot që ajo poston nuk tregojnë vërtetë atë, por dikë tjetër. Ndryshimet në foto si buzët, këmbët më të gjata apo ndryshimet në fytyrë janë të theksuara tek postimet që Khole publikon.

Ndjekësit e kanë akuzuar atë për Photoshop njëlloj si e motra Kylie Jenner. Nuk ka vonuar shumë dhe Khole ka treguar për të gjithë që fytyra e saj i nënshtrohet shumë trajtimeve dhe tërheqjeve të lëkurës.

Klan Plus