Këngëtarja Fjolla Morina prej disa javësh vijon turin e pushimeve, ku ka udhëtuar në vende të ndryshme.

Nga Dubai ku publikoi disa foto pak ditë më parë, Morina ka treguar bashkë me Fisnik Sylën ndodhen në Maldive.

Prej andej këngëtarja ka publikuar disa foto dhe tregon se Syla e ka propozuar për martesë dhe ajo ka pranuar.

Syla ka zgjedhur të surprizojë Fjolla Morinën, me një vaskë të mbushur plot me petale trëndafili dhe ku shkruhej “Fjolla të dua, do të martohesh me mua?”.

Kujtojmë se Fjolla Morina pak kohë më parë u arrestua pasi u kap me armë në makinë. Edhe pse gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, Morina duket se është arratisur dhe po vijon jetën e qetë./tvklan.al