Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në ambientet e SPAK këtë të premte e shoqëruar nga avokati Maksim Haxhia.
Xoxa u thirr për tu marr më pyetje si person nën hetim dhe mbi rrethanat e reja të hetimeve të SPAK, por mësohet se përgjatë 1 orë ajo nuk iu përgjigj interesit të prokurorve, duke kërkuar të njihet me aktet.
Po sot ajo u paraqit edhe në zbatim të masës së sigurisë caktuar nga Gjykata.
Gjatë kësaj jave, hetuesit kanë marr në pyetje vetë Veliajn, biznesmenin Elman Abule dhe sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushin.
Tv Klan