Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe i vëllai i tij, Arbër Veliaj, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë duke kundërshtuar vendimet që lejuan kontrollet me kërkesë të SPAK në Dhjetor.
Ata pretendojnë se vendimet e dhëna nga Shkalla e Parë për kontroll personal dhe ambientesh janë të paligjshme pasi nuk përmbajnë shkaqe ligjore për lejimin e tyre.
Kërkesat për shpalljen të paligjshëm të tyre nuk janë pranuar në 24 Dhjetor nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe mospranimi nga Shkalla e Dytë është kundërshtuar nga familjarët e Veliajt.
Kontrolle që sollën sekuestron e një telefoni të Xoxës dhe materialeve të tjera erdhën pas kërkesës së SPAK, që thotë zyrtarisht se ka regjistruar në 2024 një hetim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, pa emra të hetuarisht.
Në Janar SPAK vijoi me veprimet hetimore si kontrolle dhe marrje në pyetje të personave që kanë dalë nga hetimet se mund të kenë dijeni mbi faktet që po verifikohen. Vetë Veliaj është shprehur se është i hapur ndaj veprimeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do të jetë bashkëpunues.
Tv Klan