Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një salla e re e teatri përurohet sot në Akademia e Arteve të Bukura më rastin e 1 Marsit, ditës së paranverës. Kjo është dhuratë e fondacionit SOROS, e cila do të shërbejë për teatrin alternativë, ku do të luajnë në skenë vetëm studentët e akademisë. Kjo sallë e re e teatrit merr 200 vetë. Rreth 100 mijë dollarë janë shpenzuar vetëm për ndriçimin, duke mos llogaritur foninë dhe kompletimin e kësaj salle.

Për ta përshendetur përurimn e kësaj salle ishin të pranishëm ministri i Arsimit Et’hem Ruka si dhe aktorë e të ftuar nderi. Vetë studentët e artit skenik e kanë përuruar skenën e vogël më një pjesë, luajtur për të pranishmit. Rektori i Akademisë së Arteve Kastriot Caushi zbulon edhe projektet e para.

Kastriot Caushi:- “Synimi jonë është që sallën e madhe brenda muajit Shtator mund ta rifreskojmë edhe me ngrohje, dhe besoj se edhe salla e madhe e cila ka që në vitet ’40 që është ngritur, do të rinovohet dhe do të jetë shumë e dobishme dhe e domosdoshme për aktoret”.

Gazetarja :- Cila do të jetë shfaqja që do të pres kjo sallë?

Kastriot Caushi:- “Po ne kemi një projekt ambicioz gjatë muajit Mars, që do të inagurojmë këtë sallë me veprimtarinë më të mirë të Akademisë së Arteve”.

Kështu salla e re dhuratë sëshpejti do të pres spektatorët e parë të studentëve./tvklan.al