Në akademinë e futbollit “Dyrrah City” punimet janë në proces me metodologjinë e akademisë elitë Manchester City Football School.
Madje dy përfaqësues të kësaj të fundit kanë nisur kërkimin e talenteve të reja shqiptare dhe siç i pohojnë kryeministrit puna po ecën mirë.
Por nga ana e tij kryeministri kërkon ritëm të përshpejtuar që shkon përtej afateve të parashikuara për përfundimin e punimeve për terrenet e jashtme sportive, por dhe godinën e akademisë.
Në Durrës, Rama inspektoi dhe projektin e Parkut Linear Urban në Spitallë, një hapësirë që siç thotë do të vendoset ne shërbim të qytetareve e turistëve.
Tv Klan