Akademia suedeze mbron Nobelin në letërsi

Posta

Akademia suedeze mbron Nobelin në letërsi

18:35 19/10/2019

Peter Handke është keqkuptuar, e meritonte çmimin

Anëtarët e panelit të Nobelit për Letërsinë kanë mbrojtur vendimin e tyre për t’i dhënë çmimin e këtij viti autorit polemik austriak, Peter Handke. Anëtari i komitetit Nobel, Henrik Petersen tha se Handke ishte “rrënjësisht jopolitik” në shkrimet e tij dhe se mbështetja për Sllobodan Millosheviç ishte keqkuptuar.  Në një artikull për të përditshmen suedeze Svenska Dagbladet Petersen shkon më tej duke e konsideruar Nandke avokat të paqes dhe që sipas tij austriaku do të konsiderohej “ndër zgjedhjet më të dukshme” për çmimin.  

Rebecka Kärde, tjetër anëtare e komitetit tha se ai e meritonte në mënyrë absolute çmimin dhe se nuk kishte ndërmend të kërkonte falje për gjera që Handke padyshim që as i kishte thënë dhe as i kishte bërë. Në një artikull të gazetës suedeze Dagens Nyheter, dy anëtarë të Akademisë, Mats Malm dhe Erik M Runesson, pranuan që Handke ka bërë në të shkuarën deklarata provokative, apo të papërshtatshme për çështje politike, por sipas tyre Akademia Suedeze nuk ka pasur qëllim të sajin të shpërblejë një kriminel lufte dhe mohues gjenocidit. Por kjo, sipas akademikëve, është përshtypja që jep media në këtë moment.

Sidoqoftë, Akademia citoi një artikull të vitit 2006 në të cilin Handke tha se masakra e Srebrenicës ishte krimi më i keq kundër njerëzimit në Evropë që nga Lufta e Dytë e Botërore. Por në një libër të vitit 1996, Handke hedh dyshime mbi masakrën serbe në Srebrenicë dhe akuzoi myslimanët boshnjakë për organizimin e sulmeve. Në një intervistë televizive në 1999, ai e krahasoi fatin e Serbisë me atë të hebrenjve gjatë Holokaustit. Por në 2006, ai foli në funeralin e liderit serb Sllobodan Millosheviç, i konsideruar si ‘kasapi i Ballkanit’.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi