Kajsiu1Aleanca kunder Importit te Plehrave ka deklaruar se Kryeministri Rama, nuk duhet te marre ne konsiderate propozimin e ministrit të Mjedisit, Lefter Koka per importin e mbetjeve. Sipas kësaj aleance, moshyrja e plehrave ne Shqiperi, ishte nje nga premtimet me te forta elektorale te shefit te mazhorances se sotme, Edi Rama ndaj ai, nuk duhet te zhgenjeje qytetaret, duke ndryshuar qendrim per kete ceshtje te nxehte. AKIP paralajmeroi serish reagim qytetar, nese qeveria vendos te rishikoje vendimin per ndalimin e importit te mbetejeve.

Jo vetem qe nuk pranojne te ulen ne nje tryeze me Ministrin e Mjedisit per te disktuar mundesine e rishikimit te ligjit per importin e mbetjeve, por Aleanca Kunder Importit te Plehrave e quan provokim dekleraten e ministrit Lefter Koka. Madje ambjentalistet thone se ai po fyen qytetaret shqiptare. Aleanca Kunder Importit te Plehrave i kerkon Kryeministrit te vendit te distancohet nga qendrimi i ministrit te Mjedisit. Shqiperia sipas ambjentalisteve nuk arrin dot te kontrolloje ate cfare mund hyje ne vend. Ndalimi i importit te mbetjeve ishte nje nder premtimet elektorale te kryeministrit dhe nje nder tre vendimet te para te marra nga qeveria. Por vetem shtate muaj pasi shefi i qeverise shprehet per “mbarim te epokes se importit te plehrave” Ministri i Mjedisit kerkon rishikim te ligjit.