Rriten kompesimet për futbollitët që marrin pjesë në Kupën e Botës

FIFA dhe Shoqata e Klubeve Europiane ranë dakord për bashkëpunim në aktivitetet e organizuara deri në vitin 2030.

Një marrëveshje që ka të bëjë me turnetë nga Kupa e Botës e deri te Botërori i ri për klube që do të zhvillohet çdo 4 vite me 32 ekipe pjesëmarrëse prej 2025.

Pas Kongresit të ECA-s të mbajtur të hënën në Budapest në akordin me FIFA-n u parashikua edhe rritja e kompesimit për futbollistët që marrin pjesë në finalet e Kupës së Botës 2026 dhe 2030. Shuma do të jetë 70% më e lartë.

Ajo nga 209 milionë Dollarë që ishte në dy edicionet e kaluar do të shkojë në 355 milionë të të ardhshmit. Përfitues natyrisht janë klubet që lejojnë futbollistët me përfaqësueset e tyre.

Tv Klan