Leroy Sane do të vazhdojë te jetë pjesë e Bayern Munich deri në verën e vitit 2028. Klubi dhe sulmuesi gjerman kanë arritur marrëveshjen së fundmi mes tyre, për të rinovuar kontratën edhe për tri vitet e ardhshme.
Sane do të ketë një pagë prej 10 milionë Eurosh në sezon, ndërsa mund të marrë edhe 5 milionë Euro të tjera në formë bonusesh.
Largimi i 28-vjeçarit nga Mynihu në merkaton e verës dukej i sigurt, por situata ka marrë një rrjedhë tjetër.
Sipas mediave gjermane, mes palëve është mbyllur akordi për rinovimin dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar, që do të vijë pasi Sane të hedhë firmën në kontratë.
Sezoni aktual është i pesti për sulmuesit te Bayern Munich, me të cilën numëron 216 ndeshje të luajtura dhe 59 gola të shënuar. /tvklan.al