Greqia hap edhe vendet arkeologjike

Pas dy muajsh bllokim si pasojë e masave kundër përhapjes së koronavirusit, sot në Greqi u rihapën vendet arkeologjike, përfshirë Akropolin.

Punëtorët me maska dhe mbrojtëse plastike në fytyrë u shpjegonin vizitorëve vendas dhe të huaj rregullat e reja të distancimit shoqëror, si mbajtja e distancës prej 1.5 metra nga njeri-tjetri.

Autoritetet kishin vendosur edhe tabela elektronike për t’u kujtuar turistëve respektimin e rregullave në këtë  realitet të ri.

Greqia nisi lehtësimin gradual të masave me katër Maj. Pas hapjes së plazheve, të hënën u hapën edhe qendrat tregtare dhe shkollat. Këtë të hënë ka nisur edhe lëvizja në të gjithë ishujt greke.

Tv Klan