18 Tetori është dita botërore e kravatës. Është aksesori thelbësor i elegancës dhe dinjitetit mashkullor, mjaft e vlerësuar edhe nga zonjat. E para kravatë bashkësie apo grupi, si shenjë dalluese, është përdorur në vitin 1880 nga studentët e Exeter College të Oxfordit që vendosën të lidhnin rreth qafës fjongot që përdorini vajzat për flokët.

Por edhe egjiptianët antikë kishin zakon të lidhnin një copë tekstile në qafën e njërëzve që largoheshin nga jeta,si shenjë shoqërimi për në mbretërinë tjetër. Por edhe në Romën antike e në luftëtarët Xian në Kinë, një shami lidhej shpesh në qafë nga zotërijntë. Por edhe Mbreti i Francës Luigji XIV emëroi dikë në shërbim të tij, që si detyrë kishte pikërisht vetëm lidhjet e kravatave të tij.

Sot natyrisht që është një pjesë e pamungueshme e garderobës së zotërinjve, veçanërisht në rastet formale. Sot kravata më e kushtueshme në botë ka një shifër 200 mijë Euro, është e gjitha në mendafsh të cilësisë më të lartë, dhe në të përmban 150 gr. flori e 271 diamantë. Është realizuar nga Suashish dhe është krijim i Studio Satya Paul Design.


Klan Plus