Aksidenti rrugor i pasdites së 12 Shkurtit që i mori jetën 33-vjeçarit Paulin Zefi dhe bashkëshortes së tij Zhaklina Hysa në aksin Lezhë-Shëngjin, ka sjellë dhe njëherë në vëmendje problematikat që ka ky aks rrugor ku për fat të keq janë shuar shumë jetë njerëzish.

Mes dhimbjes, xhaxhai i Paulinit, thotë se ky aks është jashtë standardeve që duhet të ketë një rrugë. 

Të njëjtin mendim për këtë aks ndajnë edhe banorët e zonës. Ata thonë se për shkak të gjendjes që ka kjo rrugë, janë bërë edhe dëshmitarë të aksidenteve tragjike siç ishte ai që humbën jetën dy të rinj.

Aksi Lezhë-Shëngjin është një rrugë e cila është evidentuar si njollë e zezë aksidentesh edhe nga policia, e cila pavarësisht shtimit të patrullimeve të herë pas hershme, nuk ka mundur të reduktojë, numrin e ngjarjeve fatale për përdoruesit e saj.

Tv Klan