Drejtuesit e automjeteve: S’ka asnjë element sigurie. Sfidë e madhe për ne

Aksi rrugor nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës që njihet ndryshe dhe si Qafa e Muzinës është një nga rrugët më të frekuentuara përgjatë sezonit të Verës ku përzgjidhet nga shumë shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë destinacion bregdetin.

Drejtuesit e mjeteve ankohen për investimet e munguara përgjatë viteve dhe ata evidentojnë mungesën e sinjalistikës, sidomos të barrierave mbrojtëse, ccka shkakton edhe aksidente tragjike sicc ishte edhe rasti më i fundit me 5 viktima.

Problematikat që paraqet kjo rrugë rikthehen në qendër të vëmendjes së instancave përkatëse sa herë ndodhin aksidente fatale.

Për drejtuesit e automjeteve të cilët e përdorin shpesh këtë aks, rreziku është i madh pasi ka mungesë të theksuar të elementëve të sigurisë si ditën, po ashtu dhe natën.

Duhet të kemi kujdes. E frekuentoj shpesh këtë rrugë, jam shofer taksie. Duhet ndërhyrje në barrierat mbrojtëse. Tani hapet rruga tjetër e do të ngelet pas dore”.

E vështirë, po ka qenë tani e 25 vite kështu dhe nuk ndryshon, këtu ka shumë gjëra për të ndryshuar, por nuk do të ndryshojë gjë”.

Aksi rrugor në Qafë Muzinë përballon gjithë fluksin e automjeteve gjatë sezonit turistik, veçanërisht për pushuesit që i drejtohen bregdetit të Sarandës dhe Ksamilit.

Klan News