Balluku: Projekt infrastrukturor strategjik përgjatë bregdetit
Krahas nënstacionit të ri elektrik, zona Palasë – Dhërmi do ketë dhe një infrastrukturë rrugore më të mirë, çka do t’i vijë në ndihmë zhvillimit më të madh të turizmit gjatë bregut të Jugut.
Segmenti i ri rrugor, afërsisht 4.5 km i gjatë, u inspektua nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila bëri të ditur se ai do të lidhë edhe tunelin që do të ndërtohet me këtë zonë turistike.
“Në të ardhmen do të lidhë daljen e tunelit të Llogarasë me Dhërmiun dhe fshatrat do kenë një trafik të moderuar”.
Por ky është vetëm projekti fillestar pasi në këtë aks parashikohen edhe ndërhyrje të tjera që do u shërbejnë këmbësorëve dhe turistëve.
“Këtu do të ketë hapësirë për këmbësorët, qytetarët që ecin me biçikleta dhe turistë që lëvizin me mjete plazhi”.
Ministrja Balluku u la afat punëtorëve 12 muaj për të dorëzuar rrugën e cila lehtëson lëvizjen e automjeteve përgjatë Jugut. Projekte infrastrukturore të cilat sipas saj tërheqin biznesmenë për të investuar në zonat bregdetare.
Tv Klan