Të paktën 7 persona kanë humbur jetën pasi avioni i vogël privat me të cilin udhëtonin u rrëzua në një ishull në brigjet lindore të Quebec, në Kanada.

Sipas BBC, aeroplani u rrëzua kur po i afrohej Aeroportit Iles – de – la Madaleine dhe humbi kontrollin për shkak të erërave të forta dhe dëborës.

Në mesin e 7 pasagjerëve që ndodheshin në bord, mësohet se ishte dhe ish – Ministri i Transporteve të Kanadasë, Jean Lapierre.

kanada1

Autoritetet në vend janë nisur drejt ishullit Harve aux Maisons, në ishujt Magdalen për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

Avioni ishte nisur nga aeroporti St Hubert në Montreal. /tvklan.al