Ende nuk është saktësuar nëse shpërthimi që ndodhi në Bejrut ishte një aksident teknologjik apo një sulm i organizuar. Por ajo që thuhet me saktësi është se shpërthimi ishte më i madh që është shënuar ndonjëherë, që nga hedhjes së bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki. Fillimisht pati shpërthim në depon e fishekzjarreve dhe më pas edhe një shpërthim i dytë, të cilin nuk dihet ende se cfarë e shkaktoi.  

Në konferencën për mediat, kryeministri i vendit e quajti fatkeqësi dhe sipas tij do t’iu kërkohet llogari përgjegjësve. Para gazetarëve, presidenti amerikan Donald Trump e quajti sulm.

“Ajo që ndodhi në Liban është një sulm i frikshëm. Kështu më komunikuan edhe gjeneralë libanezë me të cilët kontaktova. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar”.

Prefekti i Bejrutit e krahasoi shpërthimin në kryeqytetin libanez  me bombën atomike të hedhur në fund të luftës së dytë botërore, në Hiroshima dhe Nagasaki. Edhe këto foto tregojnë përmasat fatale të këtij shpërthimi, si në rrënimin e qytetit ashtu dhe në parmasat e tragjedisë njerëzore. Si shpërthimi në depon e fishekzjarreve edhe bombardimi i qyteteve japoneze kanë lënë pas thuajse të njëjtat pasoja.

E gjithë bota është shokuar nga përmasat e një “Big Bengu”, që ka çuar në rrafshimin e pjesës më të madhe të qytetit dhe portit të vendit. Reagime ka patur edhe nga politika shqiptare. Në rrjetet sociale presidenti Meta shprehu solidaritet me popullin libanez ndërsa ngushëlime ka shprehur edhe kryeministri Rama. Në postim, kreu i qeverisë shkruan se ndihet i lënduar dhe i trishtuar me atë që ka ndodhur në Bejrut.

Klan Plus