2 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi u përplasën nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Varibop, në autostradën Levan-Tepelenë.

Viktimat, sipas ABC News, janë Durim Lamaj dhe Fetah Shahaj. Paraprakisht raportohet se ata ishin pasagjerë të një autobusi që kishte ndaluar në rrugë. Ata dyshohet se kishin zbritur nga mjeti për shkak të një tjetër incidenti të ndodhur në të njëjtin vend, kur u përplasën nga një makinë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë, të cilët kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

/tvklan.al