Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan – Librazhd pranë fshatit Mengël.

Një automjet tip “BMW” i drejtuar nga 30-vjeçari me iniciale G.Sh. është përplasur me një makinë “Volkswagen” që drejtohej nga H.S. 31 vjeç dhe me një motorçikletë.

Nga përplasja mes 3 mjeteve, mbeti i plagosur drejtuesi i motorçikletës, 30-vjeçari me iniciale K.Rr. nga Tirana. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa dy drejtuesit e tjerë nuk kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën. /tvklan.al