Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës – Tiranë tek mbikalimi i Kamzës. Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa një prej mjeteve është ndarë në dy pjesë.

Është pikërisht makina tip Volkswagen me ngjyrë të kuqe që është ndarë më dysh. Kurse një kamion tip Mercedes-Benz është përmbysur.

Nga aksidenti i frikshëm raportohet se ka persona të plagosur. Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje grupi hetimor po punon për ndërtimin e dinamikës së aksidentit.

/tvklan.al