Tramvaji përplaset me autobusin , rreth 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Stamboll, ku rreth 30 persona kanë mbetur të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç shihet edhe nga pamjet, tramvaji ka përplasur dhe ka ndarë në dysh autobusin me pasagjerë.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikëse dhe ekipe policore.

Autoritet turke vijojnë punën për largimin e rrënojave të tramvajit që doli nga shinat dhe autobusit që u shkatërrua. Ndërkohë që policia po heton për ngjarjen, dyshohet se linja e tramvajit ka qenë me defekt prej një jave. Vlen të theksohet se po në të njëjtin vend një muaj e gjysmë më parë ka ndodhur një aksident.

Klan News