Një aksident i shkaktuar nga përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, është filmuar sapo ka ndodhur.

Drejtuesi i makinës po shkruante SMS në celular dhe humbi drejtimin e mjetit duke u përplasur me një shtyllë energjie në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aksidenti u filmua nga kamera e një makine tjetër, që ndodhej pas mjetit të aksidentuar. Fatmirësisht, kjo përplasje kaloi pa dëme serioze. Shoferi ishte në gjendje të dilte vetë nga makina me një dëmtim të lehtë në kokë.

Pamjet janë shpërndarë në internet nga policia amerikane me paralajmërimin për shoferët që të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit. /tvklan.al