Aksident i pazakontë në Kavajë, 83-vjeçari me motor përplaset me…

Foto ilustruese


Aksident i pazakontë në Kavajë, 83-vjeçari me motor përplaset me…

17:12 19/01/2021

Një aksident i pazakonte ka ndodhur sot në Kavajë, pasi një motor është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.

Policia njofton se “më datë 19.01.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Bogovë, Njësia Administrative Synej, shtetasi S. M., 83 vjeç, duke drejtuar mjetin, motor, ka goditur nga pas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë”.

Më tej bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar S. M., i ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al






Të ngjashme