Tre persona kanë humbur jetën dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Ferizaj në Kosovë.

Sipas një njoftimi të zyrës për Informim në rajonin e Ferizajit, rasti ka ndodhur kur drejtuesi i makinës nuk i është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

Me urdhër të Prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekspertizë.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti, 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësive apo aksidenteve në komunikacion derisa janë regjistruar rreth 5 mijë aksidente.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, këtë vit në Kosovë janë ashpërsuar masat ndëshkuese, por megjithatë statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas marrjes së masave në fjalë./

REL