Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, ku si pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar dhe një 56 vjeçar.

Sipas informacioneve nga Policia, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, bashkë me të cilin udhëtonte edhe shtetasi shtetasi F.Q., 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /tvklan.al