Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunën në Itali. Mediat në vend bëjnë me dije se një makinë , në të cilën udhëtonin 4 shqiptarë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Sipas informacioneve të deritanishme, në momentin që makina është përplasur kanë qenë duke udhëtuar 4 të rinj të moshës 19-20 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Tre të tjerët kanë pësuar dëmtime të rënda dhe janë dërguar me urgjëncë në spital, ku po vijojnë të marrin ndihmën e mjekëve.

Mediat në vend ka publikuar dhe emrin e të riut që ka humbur jetën dhe sipas tyre është Klajdi Hallulli. Autoritetet kanë nisur hetimet për aksidentin e rëndë, por ende nuk janë qartësuar shkaqet./tvklan.al