Arrestohet shoferja 51-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një djali 5-vjeçar ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan- Peqin.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Fiat” me drejtuesen shtetasen K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, është përplasur me mjetin  “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., 67 vjeç,  banues në Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri  i mjetit tip “Fiat”, 5 vjeçari me inicialet L.S, banues në Peqin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Gjatë orëve të pasdites policia njoftoi arrestimin e 51-vjeçares që ishte në timonin e makinës ku gjeti vdekjen i mituri. Ajo akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /tvklan.al