Një 27-vjeçar shqiptar në Greqi ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qytetin bregdetar Boula. Shqiptari po udhëtonte me motor dhe u përplas me një kamion në një kryqëzim.

Sipas mediave greke, të cilat raportojnë informacionet policore, shqiptari udhëtonte me motor me shpejtësi ta lartë. Dyshohet se mund të ketë kaluar edhe semaforin me të kuq, e për pasojë nuk ka mundur të shmangë përplasjen.

Nga përplasja, 28-vjeçari humbi jetën menjëherë. Kjo për shkak se viktima nuk mbante një kokore. Shoferi i kamionit ishte në gjendje shoku nga ky aksident, raportojnë mediat greke. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën nuk bëhet me dije. /tvklan.al