Një adoleshente ka humbur jetën në një aksident të rëndë të ndodhur në Borsh pasditen e sotme rreth orës 17:20. Mësohet se viktima është 17-vjeçarja me iniciale A.D. Ajo ishte pasagjere në një makinë Audi që drejtohej nga 19-vjeçari me iniciale R.Dh.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se shoferin 19-vjeçar e ka shoqëruar në komisariatin e Policisë së Sarandës. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/tvklan.al