Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një grua.

Burime nga policia e Korçës bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Zvezdë, Maliq, ku një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. H., banues në Elbasan, ka përplasur shtetasen R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë.

E aksidentuara është dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, drejtuesi i mjetit shtetasi I. H., është shoqëruar në polici, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al