Aksident i rëndë me 18 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Aksident i rëndë me 18 të vdekur e dhjetëra të plagosur

17:17 10/02/2018

Një autobus dy katësh u aksidentua në Hong Kong, duke u marrë jetën të paktën 18 personave dhe duke plagosur rreth 50 të tjerë.

Sipas BBC, autobusi transportonte spektatorë dhe punonjës nga një garë me kuaj, përpara se të kthehej përmbys në zonën e New Territories.

Të dhënat paraprake thonë se shkak për aksidentin e rëndë dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte mjeti.

Disa prej të aksidentuarve arritën të dilnin vetë nga autobusi, ndërsa të tjerëve u erdhën në ndihmë shërbimet e zjarrfikëses.

Transporti publik në Hong Kong konsiderohet përgjithësisht i sigurt, por aksidente të tilla me viktima nuk janë diçka e pazakontë.

Për ngjarjen e rëndë autoritetet kanë nisur hetimet, me qëllim zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Ky i fundit mësohet se është një ndër më të rëndët, që prej vitit 2003, kur një autobus po dy katësh doli nga rruga pasi u godit nga një kamion, duke i marrë jetën 21 personave.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT