Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:30 në kryeqytet.

Një automjet brenda të cilit udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 3 prej tyre. Viktimat janë me iniciale L.S., I.S. dhe D.D., të gjithë pasagjerë në makinë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27-vjecari me iniciale Z.M. ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Tiranës thotë se aksidenti ka ndodhur në Kodër Kashar.

Shoferi humbi kontrollin e makinës e për pasojë mjeti doli nga rruga.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë. Shkaqet e këtij aksidenti fatal janë të paqarta.

Informacioni paraprak i Policisë së Tiranës:

Në Kodër-Kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al