Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë.

Klan News raporton se i plagosuri ka qenë duke drejtuar një motor, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./tvklan.al