Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të Hëne në aksin Lezhë-Laç. Siç raporton gazetari i Klan News Martin Marku, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e lumit Mat, në zonën e Fushë-Milotit.

Nga përplasja është lënduar njëri prej shoferëve. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës për kontroll mjekësor.

Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar e njërit prej automjeteve.


/tvklan.al