Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Thumanë, ku një automjet është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën një 24-vjeçar me inicialet D.Gj. I riu drejtonte makinën tip BMW dhe humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me barrierat mbrojtëse dhe doli nga rruga.

24-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, por për fat të keq ndërroi jetë më vonë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.  /tvklan.al