Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Peqin – Elbasan pranë fshatit Gjocaj. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Identiteti i viktimës nuk dihet, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peqinit, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Informacioni paraprak i policisë:

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete, për pasojë një shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtatas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /

tvklan.al