AksidentNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Qafë Mali-Fierzë, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar poshtë një ure.

Policia dhe një auto-ambulancë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga makina një vajzë 3-vjeçare, e cila ka marrë plagë të shumta në trup. Vogëlushja është nisur menjëherë drejt spitalit, ndërkohë që në makinë ka mbetur i bllokuar edhe një tjetër person, që mendohet se është babai i vajzës.

Mësohet se automjeti udhëtonte nga Greqia drejt Pukës. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentit.