Dy makina janë përfshirë në një aksident këtë të enjte në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 pranë Vorës. Policia ka njoftuar se si pasojë e përplasjes një nga mjetet ka dalë nga rruga.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një prej drejtuesve të mjeteve, një 40-vjeçar me iniciale A.H. Policia thotë se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Tvklan.al ka mundur të sigurojë pamjet nga ky aksident i rëndë. Siç duket nga kjo video të dërguar në rubrikën Kallëzo një prej mjeteve ka pësuar dëmtime të mëdha përpara dhe mbrapa. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe zjarrfikësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përplasja ka shkaktuar trafik disa minuta në autostradën drejt Durrësit./tvklan.al