4 persona të plagosur, makina ndahet në dy pjesë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku 2 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas policisë një 18-vjeçar gjeti vdekjen, ndërsa 4 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spital. Përplasja ka qenë aq e fortë sa njëri prej automjeteve është ndarë në 2 pjesë.

Shkak i aksidentit mendohet se është humbja e kontrollit të një makine Benz, e cila ishte me shpejtësi dhe u fut në një parakalim të gabuar.

“Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit” , tha Policia e Vlorës në një njoftim për mediat.

Tv Klan