Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 19-vjeçareje dhe plagosjen e një 21-vjeçari ka ndodhur sot në mbrëmje në Fier. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:35, në By Pass- in e qytetit në afërsi të fshatit Pojan.

Nga informacionet paraprake mësohet se një mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 19-vjeçare me iniciale Xh.M. dhe pasagjer 21-vjeçarin me iniciale S.Xh., ka dalë nga rruga..

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës për në spital drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja Xh. M.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al