Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Një aksident i rëndë i ndodhur në një nga kthesat e malit të Dajtit, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike drejtorit të punëve publike në Bashkinë e Tiranës Ervin Tresa dhe drejtorit të pastrimit Ervin Teme. Ngjarja ka ndodhur pasdite rreth orës 19, pranë kthesës së gurores, në kohën kur viktimat nga 25 dhe 27 vjeç, po ktheheshin drejt Tiranës. Së bashku me disa zyrtarë të tjerë të bashkisë ata kishin marrë pjesë në një festë të organizuar në një nga lokalet e Dajtit.

Sipas policisë, gjatë kthimit për në kryeqytet për shkak të lagështisë së asfaltit dhe kthesës së fortë, makina me të cilin po udhëtonin Tresa dhe Teme ka rënë në humnerë, në një lartësi prej 200-300 metrash. Dëshmitarët thanë se gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar krerët më të lartë të policisë dhe kryetari i bashkisë Edi Rama. Tresa dhe Teme i përkisnin stafit të ri që Edi Rama po ngre në Bashkinë e Tiranës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego