Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë të Divjakës. Dy automjete janë përplasur rreth orës 19:25, ku ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Makina tip Benz e drejtuar nga qytetari me iniciale G.B. është përplasu me makinën tip Fiat që drejtohej nga 40-vjeçari me iniciale O.K. Ky i fundit humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë.

Drejtuesi i makinës tjetër dhe shtetasi E.A. 38 vjeç, pasagjer në mjetin tip “Fiat”, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al