Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Burime për Klan News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur  në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Nga të dhënat paraprake raportohet se një automjet ka përplasur një motor, drejtuesi i të cilit është përplasur me bordurën e rrugës.

Mësohet se ai ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar për në spital.

Klan News