Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan. Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:15 në fshatin Bujqës të Elbasanit.

Deri tani mësohet se 38-vjeçarja me iniciale O.M., 38 vjeçe teksa ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën fëmija i saj 3 vjeçar, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tvklan.al