Aksident i rëndë në Fier, humb jetën shoferja 19-vjeçare dhe plagoset pasagjeri


Aksident i rëndë në Fier, humb jetën shoferja 19-vjeçare dhe plagoset pasagjeri

08:49 28/07/2021

Një aksident i rënde me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në By Passin e Fierit, pranë fshatit Pojan.

Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 22:35 minuta ku mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesja e mjetit, 19-vjeçarja Xhesika Mjekra ka humbur jetën rrugës për në spital.

I dëmtuar ka mbetur edhe 21-vjeçari Sabri Xherimeja, i cili udhëtonte në mjet si pasagjer. Ai u dërgua në spitalin e Fierit ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Policia bën të ditur se po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tv Klan






Të ngjashme