Një 17-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Gjirokastrës.

Adoleshenti, i identifikuar si Myftar Xhebro, ishte në drejtimin e një automjeti tip Benz dhe humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga e më pas u përplas me një pemë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ish-fabrikës së këpucëve. 17-vjeçari, i cili nuk kishte patentë për drejtimin e mjetit, humbi jetën menjëherë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Policia thekson se automjeti me të cilin po udhëtonte viktima, nuk ishte në pronësi të 17-vjeçarit. /tvklan.al