Dy gra kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur në gjendje të rëndë nga një aksident i ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavije. Sipas informacioneve nga vendngjarja, tre gratë ecnin në anë të rrugës pranë fshatit Jorgucat të Dropullit.

Ato u përplasën nga një automjet “Nissan” me targa GJ 0524 A që drejtohej nga Leonidha Klemo.

Njëra prej grave humbi jetën menjëherë, kurse viktima e dytë ndërroi jetë në spital. Policia thotë se ato janë me iniciale H.Ç. dhe S.K. nga Lazarati. Kurse gruaja e tretë ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Tvklan.al

mëson se tre gratë kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në anë të rrugës kur u përplasën nga makina. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës dhe po merret në pyetje.

/tvklan.al