Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 22-vjeçari shqiptar

Posta

Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 22-vjeçari shqiptar

17:45 05/10/2019

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Ka qenë ora 04:45 e mëngjesit të së shtunës kur automjeti që drejtohej nga 22-vjeçari humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë.

22-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Përplasja ishte aq fortë, saqë pema kishte hyrë pothuajse në brendësi të kabinës së mjetit. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy pasagjerët, një 21-vjeçar italian dhe një 20-vjeçar rumun.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse i plagosuri i dytë ndodhet jashtë rrezikut.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane mblodhi prova në vendngjarje dhe do të pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të të ndjerit për të përcaktuar nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi