Humb jetën 45-vjeçari, autori ndalohet nga policia

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një viktimë ndodhi mëngjesin e së dielës në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë.

Një automjet tip “Benz” që drejtohej nga Agis Vathi ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues Besim Selin, rreth 45 vjeç, banues në Gjormë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit pasi ka rënë në një kanal pranë rrugës, u largua nga vendi i ngjarjes për t’u kapur më pas nga policia.

Aksidenti i sotëm ka ndodhur pak metra larg vendit ku dy javë më parë ndodhi një tjetër aksident i rëndë rrugor, ku humbën jetën 3 persona.

Tv Klan