Një aksident i rëndë më pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot.

Sipas Klan News bëhet me dije një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një karburant që ndodhej në anë të rrugës. Ndërkohë Policia sqaron se makina drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale D.N.

Siç shihet nga pamjet, makina është shkatërruar plotësisht dhe të plagosurit, drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer 17-vjeçar, janë dërguar me urgjencë në spital.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al